Telenews

Kurti: Shqiptarët në SHBA po e ruajnë gjuhën dhe identitetin shqiptar –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në diasporë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar.

Kurti ka thënë se dashuria për Amerikën dhe ruajtja e lidhjeve me vendin e origjinës mund të bashkëjetojnë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe te brezat e rinj.

“Ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe organizimin për herë të parë të “Albanian Festival” në Staten Island të New York-ut, ku komuniteti shqiptar u mblodh përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale shqiptare.

Sipas Kurtit, aktivitete të tilla ndihmojnë në afrimin e gjeneratave shqiptare në diasporë, duke lidhur ata që kanë emigruar ndër vite me brezat e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu kontributin e shqiptarëve në jetën e New York-ut, duke përmendur sukseset e tyre në biznes, mjekësi, teknologji, arsim, administratë dhe shërbim publik.

Ai ka theksuar në veçanti rolin e komunitetit shqiptar në SHBA në raport me Kosovën.

“Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Maratona “Prishtina 2026”, bllokohen disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë –

KushtrimGuraj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj