Telenews

Kurti: Shteti ynë nuk do luftë, Kosova po bëhet gjithnjë e më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s

Kryeministri i Kosovës, në seancën e sotme të veçantë të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ka deklaruar se qindra masakra janë kryer në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Kurti tha se edhe pas 23 vitesh, Serbia nuk është duke kërkuar falje ende për krimet e kryera në Kosovë.
Kryeministri deklaroi se intervenimi i NATO-s ishte legjitim pasi Millosheviqi nuk po shprehte gatishmëri për të mbështetur kërkesat nga rezoluta e miratuar në OKB dhe nuk po hiqte dorë nga spastrimi në Kosovë.
“23 vite më parë 19 vendet e NATO-së u bashkuan për të ndalur gjenocidin që pati nisur në Kosovë regjimi i Beogradit. Ishte gjenocidi i dytë në Evropën kontinentale që nga lufta e dytë botërore. 19 shtete arritën konsensus për të bombarduar të ashtuquajtur në Republikë Federale të Jugosllavisë të Sllobodan Millosheviq i cili veçse kishte kryer gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Intervenimi ushtarak i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm”, tha ai.
Kuri u deklarua edhe për rrezikun e luftës në Ballkan, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk është i pavëmendshëm.
E sipas tij, rezistenca paqësore ishte e pamjaftueshme.
Duke folur tutje për luftën në Kosovë, Kurti tha ende nuk është vendosur drejtësi, teksa përmendi shifrat tragjike të të vrarëve, grave të dhunuara dhe të zhdukurve me dhunë nga vendi.
“Në vend se t’i hapë arkivat shtetërore, pushtetarët e Serbisë e arsyetojnë Millosheviqin dhe e akuzojnë NATO-n”, tha Kurti.
Kryeministri tha se “askush sikurse populli i Kosovës nuk e sheh ngjashmërinë e asaj që na ka ndodhur neve me kontestin në Ukrainë”.
Ai theksoi njëashtu se NATO-ja, shtetet e NATO-s duhet ta ndihmojnë shtetin e Ukrainës sepse ata po e mbrojnë gjithë kontinentin.
Kryeministri Albin Kurti theksoi se Sekretarja amerikane e Shtetit atëherë, Madeleine Albright kishte parashikuar “në mënyrë profetike” rrezikun që i kanosej Evropës dhe botës nga presidenti rus Vladimir Putin.
“Historia i dha të drejtë zonjës sekretare, Albright sepse intervenimi i NATO-s i dha fund iluzioneve të Millosheviqit”, tha ai.
Kosova po bëhet gjithnjë më e aftë për t’iu bashkuar NATO-s, tha Kurti, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë.
“Kosova nuk do luftë, por gjithashtu nuk është e pavëmendshme ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në rajon dhe në botë”, tha ai./Lajmi.net/

Të ngajshme

Kurti i kundërpërgjigjet Hamzës pasi tha se s’po arrijnë t’i përfundojnë as projektet e nisura nga qeveritë e kaluara

Hafize Elshani

Raportohet se ambasadori Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Hafize Elshani

Basha: Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma

Hafize Elshani