Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka një agjendë tejet të ngjeshur edhe pse është ditë vikendi.
Fillimisht ai merr pjesë në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, ku do jenë prezentë edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme Arbëreshë Kryeziu me fillim nga ora 10:00.
Pastaj merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së gur-themelit të objektit të ri të komunës së Shtimes nga ora 12:00.
Dhe në fund së bashku me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci do të vendosin gur-themelin për ndërtimin e çerdhes në Rekë-Vatë, në Kaçanik nga ora 13:30.