Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të ketë një aktivitet së bashku me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të lansojë shërbimin e-Komuna, si pjesë e platformës shtetërore e-Kosova.
Në këtë lansim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kryetarët e komunave.
Kjo platformë do të lansohet në objektin e Qeverisë së Kosovës, salla P-38, me fillim nga ora 11:00.

