Telenews

Kurti sot në Turqi, pritet nga Erdogani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, thuhet tutje në komunikatë.

 Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Të ngajshme

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

Donat Hashani

Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Donat Hashani

Bora paralizon rrugët në Poloni, kolona të veturave deri në 20 km

Valjeta Turkaj