Telenews

Kurti: S’pranojmë shtyrje tjetër të reciprocitetit, nëse eskalon situata këtu është policia e KFOR-i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë shtyrje tjetër të vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje.

Në një intervistë për Bloomberg, kreu i qeverisë tha se 1 shtatori pret që “të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme”.

Ai tha se “nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqëruajtëse të KFOR-it prej 3 mijë e 800 trupash të NATO-s do t’i japin fund”, tha ai.

Kujtojmë se në lidhje me raportimet se Perëndimi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që reciprociteti të shtyhet edhe për 3 muaj ka reaguar edhe Lajçak, i cili tha se “ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”.

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi