Telenews

Kurti: Takimi me Blinken ishte fort i veçantë, mirënjohës Amerikës për mbështetjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, ka qenë fort i veçantë.

Pas kthimit nga ShBA ku ishte bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kreu i qeverisë kosovare, ndër të tjera tha se vizita atje ishte e shkëlqyer dhe e frytshme, njofton Klankosova.

“Ishte vizitë e shkëlqyer dhe shumë e frytshme, në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me ShBA, programin kompakt me MCC në vlerë prej mbi 200 milionë dollarë, dhe në anën tjetër takimi tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin tonë me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Në programin kompakt siç e kemi shpjeguar bashkë me ministrin Artane Rizvanolli parashihet një grant prej mbi 200 milionë dollarë, pra s’është kredi që duhet të kthehet, por grant që i jepet vendit tonë”.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi