Telenews

Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, pjesë e programit 2025 Balkan Forward Fellows, si dhe anëtarë të Atlantic Council, të organizuar nga think-tank i njohur The Atlantic Council.

Në takim, Kurti falënderoi pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre ndaj rajonit, duke theksuar marrëdhënien e veçantë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është forcuar ndër vite përmes mbështetjes dypartiake në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri në detyrë i njoftoi rreth zhvillimeve aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e të drejtave të njeriut, siç evidentohen edhe nga raportet ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, u diskutua rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe reformat përkatëse, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dhe procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë të fundit, kryeministri ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Të ngajshme

Më 4 qershor mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

KushtrimGuraj

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, një në gjendje të rëndë, policia jep detajet

KushtrimGuraj

BE-ja shpreh keqardhje të thellë për planin e ShBA-së për të dyfishuar tarifat e çelikut

Valjeta Turkaj