Telenews

Kurti takohet me homologun japonez, e falënderon për ndihmën në zhvillimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Japoni është pritur nga homologu i tij, Fumio Kishida, ku i ka kërkuar atij që ta vizitojë Kosovën.

Takimi ka ndodhur të mërkrën  në rezistencën shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka treguar për raportet miqësore Kosovë-Japoni.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka udhëtuar në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili u ekzekutua.

E pasardhësi i Abe e ka përshendetur popullin e Kosovës përmes Kurtit.

“Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, përfundoi Kurti.

Të ngajshme

“Është shqetësuese”, Albert Bunjaki flet për vendimin e Amir Rrahmanit: Hendikep i madh me t’u largu kapiteni!

Yllka Gashi

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Yllka Gashi

PLE e nis ditën në Qeveri, a po kërkon hise nga Kurti?

Yllka Gashi