Telenews

Kurti takon ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, e falënderon për mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, “kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës”.

Kurti gjithashtu theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar vendin si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si një shtet plotësisht të përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Duke e falënderuar për mbështetjen e Finlandës në shtet-ndërtim dhe forcim të institucioneve demokratike, kryeministri shprehu përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

​Keqtrajtimi ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i shoqatave të dala nga lufta: Skandal i pashembullt në drejtësi

KushtrimGuraj

Krasniqi: Nëse qytetarët nuk e kuptojnë sot rrezikun nga VV, do ta kuptojnë nesër

KushtrimGuraj

Prokuroria kërkon paraburgim për pjesëtarin e Njësisë Speciale – dyshohet për katër vepra penale

Donat Hashani