Telenews

Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Zvicrës: Tre policët e rrëmbyer duhet të lirohen menjëherë

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Prespës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me Livia Leu, Sekretaren e Shtetit të Federatës së Zvicrës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan mbi raportin mes dy shteteve dhe situatën aktuale.

“Lidhur me situatën aktuale në vend, Kryeministri riktheksoi kërkesën për lirim të menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer, pasi ky veprim është një akt i agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, teksa përsëriti nevojën për deeskalim dhe normalizim të situatës. Në këtë drejtim, kryeministri Kurti nënvizoi propozimin e tij për deeskalim të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, të paraqitur ditën e hënë dhe nevojën për zbatim të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, thuhet në njoftim.

Duke falënderuar Agjencinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Zvicrës, Kurti shtoi që komunat ende kanë nevojë për zhvillim dhe njëkohësisht kërkoi që të ketë edhe më shumë mbështetje në vazhdimësi.

Ai gjithashtu falënderoi edhe për kontributin e Zvicrës në KFOR nëpërmjet Swisscoy.

Kryeministri shprehu falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në takim gjithashtu u vlerësua roli i rëndësishëm i mërgatës shqiptare në Zvicër, si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe mundësinë që ajo paraqet për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të ngajshme

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu