Telenews

Kurti tha se KEK-u ka prodhuar me kapacitet maksimal, reagon Janina Ymer

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka kundërshtuar pohimin e Kurtit se që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar KEK-u ka prodhuar me kapacitet maksimal, duke operuar me pesë njësi gjeneruese.

Ajo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe ka pasur dy herë rënie të njësisë B1, ku sipas saj nuk ka pasur fare gjenerim të energjisë elektrike nga ato blloqe.

“Albin Kurti nuk po e thotë të vërtetën kur po thotë ‘Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese’. Dy herë ka pas rënie B1-shi me zero gjenerim”, tha Ymeri.

Kandidatja e LDK-së për deputete, po ashtu ka ngritur pyetje për mungesën e investimeve të huaja dhe koston e lartë të bartjes së energjisë elektrike.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj