Telenews

Kurti thotë se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo është hera e tretë që partia e tij del e para në zgjedhje. Ai theksoi se përgatitjet për zgjedhjet lokale janë në vijim dhe se reformat duhet të ndodhin edhe në komunat, ashtu si në nivelin qendror.

“Komunat që udhëhiqen nga LVV janë shembull i qeverisjes së mirë”, u shpreh Kurti.

Duke folur për konstituimin e Kuvendit, ai tha se procesi po zvarritet, për shkak se Kushtetuta nuk parasheh çfarë ndodh kur kandidati për kryetar Kuvendi nuk siguron votat e nevojshme.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, por nga të gjithë deputetët. Ne kemi propozuar kandidaten tonë, Albulena Haxhiun. Bllokimi vjen nga ata që votojnë kundër ose nuk marrin pjesë në votim,” tha Kurti, duke shtuar se nëse shkohet sërish në zgjedhje, rezultati do të jetë edhe më i favorshëm për LVV.

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj