Telenews

KURTI THOTË SE SERBËT NUK DO TË PENGOHEN TË VOTOJNË, KOSOVA KA NEVOJË PËR PAQE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se insitucionet e Kosovës nuk do t’i pengojnë serbët të votojnë më 3 prill për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi.
Pas takimit që ka mbajtur me kancelarin austriak, Kurti ka thënë se Kosova dëshiron që ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe rezolutën e 15 janarit.
‘’S’kemi folur për zgjedhjet e 3 prillit me kancelarin austriak. Duam të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam t’ia pengojmë pamundësojmë qytetarëve të Kosovës, me pasaportë të Serbisë të drejtën e votës. Mund të ketë ndokush që do destabilizim , incidente mirëpo këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit të Kosovës dhe institucioneve tona’’, tha ai.
‘’Jemi në kontakt me BE e QUINT. Por edhe me SHBA dhe besojmë që nuk do të ketë kurrfarë problemesh. Ata që do të mund të tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe dhe dita e 3 prillit nuk besoj që do të jetë ndryshe, tha ai.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj