Telenews

Kurti thotë se UÇK-ja ishte e drejtë – përmend deputetin e tij Selimin, por jo edhe Thaçin dhe të tjerët

Albin Kurti, kreu i ekzekutivit, tha se bindja e UÇK-ës ishte e drejtë dhe e pasur, e kjo as sot nuk ndryshon.

“Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti.

Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet”, tha Kurti.

Por, Thaçin, Veselin dhe të tjerët nuk i përmendi me emër.

Të ngajshme

OEK me thirrje urgjente ndaj ZRrE-së, bizneset po humbin mbi 328 mijë euro në ditë

Valjeta Turkaj

Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

Valjeta Turkaj

Osmani për zero tarifën ndaj produkteve amerikane: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Valjeta Turkaj