Telenews

Kurti u kërcënua në emër të “Brigada sever”, arrestohet i riu në Zveçan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 7 janar të këtij viti dyshohet se është kanosur përmes rrjeteve sociale në emër të “Brigada sever”, nga një i ri i moshës rreth 21 vjeçare.

I dyshuari është arrestuar sot në Zveçan dhe është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.01.2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda- DHKOKR Prishtinë, ka iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”, ku përmes rrjeteve sociale është kanosur Kryeministri i Republikës se Kosovës, si dhe postime kërcënuese për dhunë në emër të “Brigada sever”. Nga veprimet hetimore është identifikuar i dyshuari M. R. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2004), i cili sot me datën 10.01.2025 në Zveçan, është ndaluar dhe është marr në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës sipas autorizimit, si dhe është kryer kontroll në adresën e banimit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje”, thuhet në përgjigjen e Kelanit për Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të marrjes se deklaratës me vendim të prokurorit kujdestar nga PTH Mitrovicë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit Policor prej 48 orëve”.

Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Të ngajshme

Haradinaj sot e hap fushatën zyrtare në një vend të veçantë

Donat Hashani

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani