Telenews

Kurti uron Pashkët ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e pesë majit ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka uruar që kjo festë të përcillet me urime për për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

“Pashkë të bekuar! Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar. Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj”, shkroi ai.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se në ditë si kjo, festohet edhe bashkëjetesa kulturore e fetare të shoqërisë kosovare.

“Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 mars

Rrezarta Ramaj

Dështimi për presidentin në ballinat e mediave të huaja: Zgjedhjet e treta brenda një viti

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj