Telenews

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë tha se Kosova feston me arritjet e tyre historike, njofton Klankosova.tv.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Rrezarta Ramaj