Telenews

Kurti vazhdon me të vetën: Nëse nuk sanksionohet Serbia,nuk do të ketë dialog

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen nesër në Bruksel për herë të parë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku vdiq oficeri i policisë, Afrim Bunjaku.

Por perëndimi duhet t’i zbusë shpresat e tij për t’i rikthyer bisedimet në rrugën e duhur nëse nuk i bën presion më të madh Serbisë, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Financial Times.

LEXO EDHE KETE

Ish-deputeti i VV-së “godet” Kurtin..

BE-ja është e etur për të stabilizuar situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen në kulm të luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Por Kurti, i cili fajëson Beogradin për sulmin, tha se nuk do të ketë lëvizje derisa bashkësia ndërkombëtare të dënojë Serbinë, transmeton Botapress.info

“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha Kurti. “Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin.”

Qeveria serbe ka mohuar çdo përfshirje në sulm, pavarësisht nga sasia e armëve prej miliona eurosh të përdorura nga paraushtarakët dhe të prodhuara kryesisht në Serbi. Ish-nënkryetari i partisë serbe të Kosovës, Milan Radojiçiq, u arrestua dhe pranoi se ishte organizatori i operacionit, por tha se nuk kishte marrë urdhra nga qeveria në Beograd.

Kurti i akuzoi sulmuesit se “u përpoqen të nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për të aneksuar pjesën veriore të Kosovës”. Ai tha se pas sulmit të 24 shtatorit, “gjithçka ka ndryshuar. Ne nuk mund të kthehemi në punë si zakonisht.”

Ai i bëri thirrje të dërguarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, të ndalojë “ta konsiderojë Serbinë një forcë të natyrës, një lloj ariu irracional që duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë.”

Misioni paqeruajtës i KFOR-it i NATO-s në rajon është forcuar me qindra trupa dhe pajisje të rënda. Ndërsa Kurti tha se ata janë të mirëpritur për të ndihmuar në patrullimin e kufirit me Serbinë, ai ka kundërshtuar angazhimin më aktiv të forcave në territor.

“[Ata] nevojiten për siguri dhe mbrojtje”. . . Dhe kështu do të mbetet”, tha ai. “Ne nuk kemi nevojë të bëjmë KFOR-in reagues të parë.”/Telenews/

Të ngajshme

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj