Telenews

Kurti viziton në aeroplan para nisjes, udhëtarët e parë pa viza nga Kosova (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në rolin e kapitenit të aeroplanit pati një mesazh për udhëtarët në ditën e parë të hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

“Mirëdita të gjithëve, ky nuk është kapiteni i juaj por kryeministri i juaj”, kështu e nisi fjalën Kurti duke i uruar më pas për vitin 2024 e njëkohësisht edhe për liberalizimin e vizave.

Kryeministri tutje i rikujtoi për rregullat që duhet respektuar, raporton Paparaci.

“Fillimisht urime Vitin e Ri. Sot është dita e parë e vitit 2024 por njëkohësisht është dita e parë e udhëtimit pa viza. Me fluturimin OS678 janë edhe 50 udhëtarë të udhëtimit të parë pa viza për në Vjenë që e fituan udhëtimin e financuar nga Qeveria e Kosovës në fushatën tonë informuese”.

“Liberalizimi i vizave është për vizita afatshkurta tek të afërmit, mund të vizitoni dhe të udhëtoni në Evropë por mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve sepse siç e shihni liritë kanë rregulla. Le të udhëtojmë lirshëm por duke respektuar rregullat. Ju uroj rrugë të mbarë. Të fala familjeve e miqve tuaj. Nga unë urime e gëzuar 2024”, tha Kurti.

Mëngjesin e sotëm të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ka organizuar udhëtimin e pare pa viza për 50-të fituesit qe fituan udhëtimin për në Vjenë të Austrisë. Kuiz ky i cili u organizua nga qeveria e Kosovës për Bashkimin Evropian në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen./Paparaci

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj