Telenews

Kurti viziton Veriun e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, të mërkurën ka vizituar policinë në veri të Mitrovicës.

Disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.

Lidhur me tensionet në veri, të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndër tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.

Von der Leyen ka kërkuar de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog.

Ndërsa dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Euroneës” në Serbi ka theksuar se “situata është shumë serioze dhe askush nuk po pretendon sikur nuk kemi krizë të madhe”.

Lajçak theksoi se Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim.

“Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementet kryesore të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Ajo për të cilën ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë të komunave dhe nga ku”, ka thënë Lajçak.

Të ngajshme

Nëntë anëtarë të rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Valjeta Turkaj

Sulmi nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, detaje nga gjendja e pacientes

Valjeta Turkaj

27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu!

Valjeta Turkaj