Telenews

Kurti: Washingtoni dhe BE duhet ta dënojnë Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ai ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ka thënë se një gjë e tillë mund të kryet vetëm nga organizata profesioniste, e që sipas kryeministrit, kapacitetet për një gjë të tillë i ka vetëm Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka përmendur organizatën terroriste “mbrojtja civile”, duke thënë se e njëjta gjendet në lista e rrogave të Serbisë.

“Unë e pashë vendin e ngjarjes, këtë s’ka mundësi ta bëjë një individ apo dy, nuk ka mundësi që këtë ta bëjnë qytetarët e zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste për sulme të tilla terroriste dhe kapacitetin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia. Mbrojtja civile është në listë të rrogave në Serbi dhe në organogramin e shtetit agresor të Serbisë, prandaj dhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025, nuk janë pozitive!

Yllka Gashi

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Yllka Gashi

Kosova mposht Serbinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Golfit

Rrezarta Ramaj