Telenews

Kurti zbulon se çfarë do të ndodhë me ekipin menaxhues që e hartoi draft-statutin

as takimit trepalësh në Bruksel, kryeministri i vendit, Albin Kurti në një prononcim për Kanal 10 ka thënë se ekipi menaxhues që paraqiti sonte draftin e statutit të Asociacionit, s’do të jetë më pjesë e punës së negociatave.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku, se a është shkarkuar ky ekip, Kurti tha se “nuk ka kuptim më ekipi menaxhues pasi që ta prezantojë draft-statutin”.

Tutje, kryeministri tha se dëshiron që dialogu të jetë intensiv dhe se sa i përket Aneksit të Marrëveshjes, nuk ka asnjë nen (drejtuar Asociacionit) më të rëndësishëm se sa tjetri, siç po potencon presidenti serb.

“Dua që dialogu të jetë intensiv e të merremi me të gjitha këto, edhe nëse e lexoni Aneksin e shihni se nuk ka parakushte, as një nën më të vlefshëm se tjetri, ka renditje të neneve dhe preambulë me pesë fjali. Por, synimi e dëshira e Vuçiqit që Asociacioni të jetë parakusht, por nga ajo që jemi dakorduar, tregon se duhet të merremi me të gjitha çështjet, normalizim të plotë e jo me nene me të rëndësishme se të tjera. Aq më pak me nene që bëhen më të rëndësishme se të tjerat”, ka thënë ai për Kanal10.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj