Telenews

Kurti: Zgjedhjet parlamentare më 2025, opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, ato parlamentare si dhe ato lokale.

Gjatë fjalimit Kurti përmendi opozitën, duke pretenduar se “s’mund t’i shtyjnë zgjedhjet pafundësisht”.

Si formë shembulli përdori klubin Ballkani nga Suhareka që këtë edicion fitoi Supërligën e Kosovës si dhe Kupën e Kosoëës, në këtë mënyrë Kurti aludoi VV-ja do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare e ato lokale.

“Në vitin 2025 do t’I kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën”, ka thënë Kurti.

source

Të ngajshme

Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Rrezarta Ramaj

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj