Telenews

Kurti zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë nga Finlanda, Belgjika e Franca

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale në Paris me zyrtarë të lartë nga Finlanda, Belgjika dhe Franca, në kuadër të Forumit të Paqes.

Ai u takua me Johannes Koskinen, Kryetar të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Peter De Roover, President të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, dhe Bruno Fuchs, Kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Postimi i plotë:

Takime bilaterale me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen, Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs, gjatë Forumit të Paqes në Paris. Diskutuam për marrëdhëniet tona, fushat ku kemi bashkëpunim dhe mundësitë për partneritete të reja, për progresin si shtet dhe shoqëri dhe për ecjen tonë në integrimet evropiane.

Finlanda, Belgjika dhe Franca janë shtete mike e aleate që kanë qenë pranë nesh në momentet tona më kritike dhe më të rëndësishme të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit. E në rrugën tonë përpara, te Finlanda gjejmë shtetin e mirëqenies dhe kujdesit për qytetarët tanë, te Belgjika orientimin tonë Euro-Atlantik, e te Franca, Republikën e fortë, dashurinë për liri dhe angazhimin për barazi.

Të ngajshme

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj

Kurti nga Franca: Heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë

KushtrimGuraj

Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore

KushtrimGuraj