Mimoza Kusari-Lila e ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për biznes në veri të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së ka thënë se kompania “Lirigzoni” Sh.P.K., sipas saj në pronësi të Bekim Haxhiut, ka bashkëpunuar me njerëzit e Millan Radoiçiqit në veri.
Kusari-Lila ka thënë se kjo kompani i ka tërheq 2 milionë euro me para të “drejtpërdrejta të punëve në veri”.
“Milionat kur jeni shku me i bisedu me kryetarët e Listës Serbe në veri, kur jeni shku me i marr me përmbarim, në çfarë gjuhe i keni bisedu? Një kompani në pronësi të deputetit tuaj, z. Haxhiu, mbi 2 milionë euro tërheq me para të drejtpërdrejta të punëve në veri. Çka po ua merr mendja juve, a mendoni që këto si fakte mund të gjuhen lart e poshtë?”, ka deklaruar ajo.
Gjuha e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së është ashpërsuar shumë të enjten në seancën e kuvendit, një ditë pas publikimit të një audio-inicizimi në të cilin ajo dëgjohet duke biseduar me Millan Radoiçiqin.
Kusari-Lila i ka quajtur “të fabrikuara” dhe “të montuara” audio-incizimet.