Telenews

Kusari-Lila: Kosova duhet të përshpejtojë digjitalizimin, siguria dhe inovacioni janë shtylla të zhvillimit ekonomik

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë kushtuar sigurisë dhe inovacionit në nivel kombëtar, të organizuar nga National Security and Innovation Consortium (NSIC), pjesë e RIT Kosovo.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Digjitalizimit, Lulzim Jagxhiu, presidentja e zgjedhur e RIT Kosovo, prof. Albina Balidemaj, udhëheqësi i NSIC-së, Xhavit Gashi, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive shtetërore.

Kusari tha se siguria dhe inovacioni janë dy shtylla të rëndësishme për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese, duke theksuar se Kosova duhet të përshtatë legjislacionin me zhvillimet teknologjike dhe të përshpejtojë integrimin e teknologjisë në administratën publike.

Ajo shtoi se janë ndërmarrë hapa konkretë për digjitalizimin e proceseve administrative për bizneset, me synimin që regjistrimi, certifikimi dhe mbështetja e tyre të bëhen më të shpejta, më efikase dhe më të sigurta.

Sipas Kusarit, reforma të tilla do të nxisin ndërmarrësinë, inovacionin dhe besimin e qytetarëve e të bizneseve në institucionet publike. Ajo falënderoi RIT Kosovo për organizimin e punëtorisë, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, akademisë dhe sektorit të inovacionit është thelbësor për zhvillimin e Kosovës.

Të ngajshme

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Yllka Gashi

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestë

Yllka Gashi

Ariana Grande në betejë ligjore me hakerët, i vodhën materiale private dhe këngë të papublikuara

Yllka Gashi