Telenews

Kusari-Lila: Policia e Kosovës do të jetë në veri kur ka kërcënim dhe rrezikshmëri të sigurisë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në konferencë për media ka folur edhe për kushtet e Listës Serbe për largimin e Njësisë Speciale së Policisë së Kosovës nga veriu, derisa ka theksuar se largimi i tyre nga institucionet e Kosovës ësht╒ bërë nga Beogradi.

Tutje ajo ka shtuar edhe edhe mos pjesëmarrja në zgjedhjet në komunat veriore ishte poashtu me urdhër nga Beogradi, ndërsa përmendi dhe sulmet e kërcënimet që i janë bërë qytetarëve.

“Sa i përket kushteve të Listës Serbe, po e ritheksoj se largimi i tyre nga institucionet u bë me kerkesë të Beogradit. Edhe mos pjesëmarrja e tyre në zgjedhje ishte nga Beogradi, ku pati edhe kërcënime, ku ndodhi një seri e sulmeve te ndryshme e qytetarëve atje”, tha Kusari-Lila.

Shefja e GP të VV u shpreh se Policia e Kosovës do të jetë në veri, apo qoftë edhe në jug të Mitrovicës, në situatat kur ka kërcënim të sigurisë, e kur ka shkallë të rrezikshmërisë.

“Policia do jetë aty, qofte ne veri apo jug ne situatat kur ka kërcënim të sigurisë, apo kur ka nevojë për prezencën e tyre. Nuk i kemi vetëm sa të jenë aty për defilim, por mbetet aty kur ka shkallë të rrezikshmërisë”, tha ajo.

Të ngajshme

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Donat Hashani

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Donat Hashani

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK për gjendjen e saj

Donat Hashani