Telenews

Kusari-Lila reagon pas aktgjykimit ndaj kërcënuesit të saj: Shikoni këto tri vendime të gjyqtarit Berisha

 

 

Me gjobë 400 euro është dënuar të premten kërcënuesi i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Verdikti i Gjykatës e ka zhgënjyer tej mase deputeten e LVV-së.

Ajo e ka akuzuar gjyqtarin Driton Berisha për drejtësi selektive, ndërsa ka kujtuar se i njëjti gjykatës ka vendosur ndryshe në raste të kanosjeve të deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi live në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë, hedhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €”, tha Kusari-Lila të premten.

Të tria aktgjykimet e sipërpërmenduara, tha ajo, janë nga i njëjti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha.

“ë rastin tim, gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e mori edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më parë.
Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar, e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar. Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka”, thuhet në reagimin e Kusari-Lilës”, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA

KushtrimGuraj

Erdogan propozon dy shtete të barabarta në Qipro

KushtrimGuraj

Hekuran Murati i kundërpërgjigjet Përparim Ramës për zhbllokimin e buxhetit të Prishtinës

KushtrimGuraj