Telenews

Kusari-Lila reagon pas aktgjykimit ndaj kërcënuesit të saj: Shikoni këto tri vendime të gjyqtarit Berisha

 

 

Me gjobë 400 euro është dënuar të premten kërcënuesi i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Verdikti i Gjykatës e ka zhgënjyer tej mase deputeten e LVV-së.

Ajo e ka akuzuar gjyqtarin Driton Berisha për drejtësi selektive, ndërsa ka kujtuar se i njëjti gjykatës ka vendosur ndryshe në raste të kanosjeve të deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 euro gjobë. Ndërsa, inkuadrimi live në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë, hedhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €”, tha Kusari-Lila të premten.

Të tria aktgjykimet e sipërpërmenduara, tha ajo, janë nga i njëjti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha.

“ë rastin tim, gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e mori edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më parë.
Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar, e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar. Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka”, thuhet në reagimin e Kusari-Lilës”, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj