Deputetja Mimoza Kusari-Lila është deklaruar para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi i zhbllokimit do të ishte shumë më i lehtë nëse deputetët do ta kryenin obligimin e tyre kushtetues – votimin, raporton Ekonomia Online.
“Pjesa tjetër e procesit në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e lehtë për t’u zhbllokuar, nëse deputetët do të kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin”, tha ajo.
Kusari-Lila shtoi se edhe me votat e Nismës nuk arrihet shumica e nevojshme prej 61 votash, pasi bashkërisht arrijnë vetëm në 60.