Telenews

Kusari pas anulimit të vendimit për Klan Kosovën: U vërtetua se vendimi ishte politik

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka mirëpritur vendimin e Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për pezullimin e licencës së televizionit ‘Klan Kosova’.

Kusari tha se anulimi i vendimit e vërteton se ky vendim ishte politik dhe i kundërligjshëm.

“E mirepres vendimin e ARBK-se per te anuluar vendimin e kunderligjshem per pezullimin e certifikates se biznesit te medias Klan Kosoves.Anulimi verteton 100% faktin qe vendimi i pare nuk ishte dokument juridik por vendim politik i keqmenduar dhe i demshem”, tha ajo.

Tutje, Kusari tha se kushdo që e aprovuar idenë për pezullimin e certifikatës ka gabuar rëndë.

“Kushdo qe e ka mendu, koordinu dhe aprovu kete ide ka gabu rende dhe pasojat do t’i vuan shoqnia jone, vendi jone, Levizja Vetevendosje dhe Kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Të ngajshme

Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Valjeta Turkaj

Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

Valjeta Turkaj

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në vitin 2027

Valjeta Turkaj