Telenews

Kusari: Seanca u ndërpre për fajin e opozitës

Deputetja dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fajin për ndërprerjen e seancës e ka opozita pasi që deputetët e opozitës ishin ata që nuk morën pjesë në seancën e sotme.
“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si pasojë e mospjesëmarrjes në votim të opozitës dhe kjo situatë po përsëritet. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi por ishte opozita që refuzoi të ishte aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot. Opozita duhet të jetë serioze dhe jo të bëjë bllokada duke zgjedhur pikat që atyre u përshtaten”, ka thënë Kusari-Lila pas ndërprerjes së seancë së Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka folur edhe për çështjen e Trustit duke thënë se si grup parlamentar nuk e përkrahin tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Mazhoranca është deklaruar, gjegjësisht grupi jonë parlamentar ka deklaruar se nuk e përkrahë tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe kjo ka të bëjë me ruajtjen e mirëqenies së qytetareve. Unë e kuptoj tendencën se të gjithë që kanë fonde në Trust kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato por kjo është afatshkurtër që do të ketë pasoja afatgjate”, tha Kusari Lila.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të vazhduar nesër në ora 10:00.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj