Kanye West së fundmi u martua me një punonjëse të Yeezy të quajtur Bianca Censori në një ceremoni intime në Beverly Hills, raportoi TMZ të premten.
West dhe Censori, e cila duket se ka punuar si dizajnere arkitekturore për markën e modës për disa vite, thuhet se kanë thënë “po” dhe kanë shkëmbyer unazat e martesës – pa paraqitur një certifikatë martese për ta bërë bashkimin e tyre ligjërisht.
Asnjëri nga të porsamartuarit nuk e ka konfirmuar martesën e tyre përmes rrjeteve sociale.
Dasma surprizë vjen vetëm dy muaj pasi Kanye West zgjidhi divorcin me Kim Kardashian pas shtatë vitesh martesë.


