Për Jeton Maksutin, i cili është djali i dajës së Bekim Buzukut, nipi i tij është tradhtar i kombit, raporton Kiks Kosova.
Në fakt, raporti i tyre u ça në momentin kur Bekimi i doli kundër dhe i kërkoi të holla për të dëshmuar në gjykatë se Jetoni ia kishte dhënë të gjitha të hollat Don Lekos, për pronën 250 mijë eurosh, e ku nënshkrimi i Buzukut ishte si dëshmitar i kësaj ujdie.
Dokumentin në fjalë dhe shumë komunikime të tjera, i mban Jetoni. Ato ia ka dërguar edhe Gjykatës në Gjilan, dhe fakti se ai e tradhtoi duke mos mbajtur zotimin për çka e kishte nënshkruar dokumentin në fjalë, e bën Jetonin ta akuzojë se nipi i tij ka lidhje me Serbinë.
Në anën tjetër, Bekimi e akuzon Jetonin se nuk e bleu tokën por i dha para me fajde shokut të tij, Selver Lecajt.
Bekimi ishte pajtuar që të gjithë rrëfimin e tij ta jepte para kamerave të Kiks Kosovës, por nuk e mbajti fjalën.
Ani se Kiksi udhëtoi për në Gjilan, në vendin ku jeton Bekimi, ai nuk pranoi të fliste për konfliktin me djalin e dajës, e as për akuzat e lidhjet e tij me Serbinë.
Kjo pasi që Jeton Maksuti e akuzoi atë që është bashkëpunëtor i MUP-it serb, me konkretisht ka lidhje me Milan Aksiq, një pjesëtar i këtij organizmi në Serbi.
Se kush është Aksiqi dhe detajet tjera nga ky rast, mësoni në kronikën në vijim: