Telenews

“Kushdo që e voton Albinin, vjen i merrë 50 euro te unë”, pranon fajësinë blerësi i votave

Një përkrahës i Albin Kurtit, ka pranuar fajësinë, pasi në nëntor të vitit të kaluar, kishte premtuar para në këmbim të blerjes së votave. Xhem Hoxha i akuzuar për veprën penale  “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, kishte bërë një postim ku shkruante se kushdo që e voton Albin Kurtin, do t’ua jap 50 euro.

“Për të gjithë kush e voton Albinin në Ngucat lirisht let vjen ti merr te unë për person 50 euro respekt”, thuhej në postimin e tij.

Ndërkohë që, Xhem Hoxha akuzohet për veprën penale  “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” ku dënimi parashihet me burgim prej një deri në pesë vjet.

Në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Hoxha e ka pranuar fajësinë se në nëntor të vitit 2024 bëri thirrje për të votuar Kurtin në këmbim të 50 eurove. Fillimisht, në seancë është bërë leximi i aktakuzës nga prokurori Enis Gashi.

“E pranoj fajësinë, jam pendu, premtoj se në të ardhmen nuk do të kryej vepra të tilla apo të ngjashme penale, asnjëherë s’jam marrë me parti, dhe asnjëherë s’kam votuar”, tha i akuzuari.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Hoxha është pajtuar nga prokurori Gashi. Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ergjyment Barbullushi.

“I mbrojturi im ishte korrekt me pranimin e fajësisë, duke e shprehur në mënyrë të vullnetshme, mirëpo gjykata me siguri do ta vlerëson këtë deklarim të mbrojtësit tim me të cilën potencon që qëllimi i tij ka qenë që të mahitet me këtë veprim dhe jo të përfitojë nga ai premtim”, tha Barbullushi.

Më pas, pranimi i fajësisë është aprovuar nga kryetari i trupit gjykues, Drilon Haraçia.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 par.1 të Kodit Penal.

Të ngajshme

Zherka pas përplasjes Trump-Zelensky: Në Kosovë, gara se kush do qëndrojë në opozitë do të jetë e nxehtë

Donat Hashani

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Donat Hashani

Votat e diasporës më postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

Donat Hashani