I pari i ministrisë së Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese e ka lënë në fuqi ligjin për faljen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza.
“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani.”, ka shkuar Murati.
Ai tha se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se synimi i opozitës është bllokimi i shtetit.
“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë.”, ka shkruar tutje ministri./Telenews/