Telenews

KUVENDI E KONFIRMON MARRËVESHJEN E ARRITUR PËR FORMIMIN E DY KOMISIONEVE HETIMORE

Shefi i Stafit të Kuvendit të Kosovës Ilir Kërçeli ka konfirmuar se do të krijohen dy Komisione Hetimore për energjinë, njëri i propozuar nga partia opozitare PDK, dhe tjetri nga partia në pushtet, LVV.
Kërçeli ka bërë të ditur se seanca plenare do të vazhdojë nga ora 15:00.
“Pas thirrjes së kryeparlamentarit të shefave të grupeve parlamentare për konsulltime lidhje me formimin e komisionit hetimor për energjinë, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore edhe ai i propozuar nga opozita por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca. Në ora 15:00 vazhdon seanca plenare”, ka shkruar Kërçeli.

Se do të krijohen dy komisione hetimore e ka konfirmuar pak më parë për teve1.info edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Në ora 15:00 do të propozohen 2 komisione dhe do ketë mocion procedural për formimin e tyre”, tha Lekaj.
Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe pozita nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për formimin e Komisionit Hetimor për Energjinë.
Kjo situatë është përcjellur me shumë tension nga opozita, teksa të njëjtit kanë protestuar duke krijuar zhurmë dhe fishkëllima në Kuvend.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj