Telenews

Kuvendi i Kosovës sot me seancën e radhës plenare

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës  plenare.

Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00 janë në rend dite shtatë pika, përfshirë edhe Shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po ashtu do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

5.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

7.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Vendi: Kuvendi Kosovës

Koha: 10:00

Të ngajshme

Përparim Rama reagon pas protestës: “Sheshi është i njëjti, qytetarët po ashtu”

Rrezarta Ramaj

Demaku: Prioriteti i PDK-së është votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për protestën kundër Gjykatës Speciale

Rrezarta Ramaj