Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.
Në kuadër të kësaj seance, në rend dite është shqyrtimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të paraqitura nga Komisioni Evropian, si dhe diskutimi për mënyrën e adresimit të tyre nga institucionet e Kosovës.
Raporti i Komisionit Evropian vlerëson progresin e vendit në procesin e integrimit evropian, duke evidentuar njëkohësisht sfidat dhe fushat ku kërkohen reforma dhe angazhim më i madh institucional.
Seanca do të mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

