Telenews

Kuvendi miraton marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor

Në Kuvend sot u votua Projektligji nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, pohoi se kjo marrëveshje lehtëson qasjen në arsim të lartë dhe ndihmon studentët që të avancohen në edukim.

Çeku pohoi se marrëveshja parasheh lehtësira në studime, akomodime dhe bursa.

Komisioni parlamentar vlerësoi se projektligji është i rëndësishëm, prandaj edhe rekomandoi votimin e tij.

Marrëveshja u përkrah edhe nga LDK-ja, Grupi Multietnik dhe AAK-ja. Marrëveshja u votua me 81 vota për.

Të ngajshme

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Valjeta Turkaj

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Valjeta Turkaj

Korçë: 78 vjeçari u gjet pa shenja jete, dyshohet se është vrarë

Valjeta Turkaj