Telenews

Kuvendi miraton ujdinë me Danimarkën për burgun e Gjilanit

 

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërkombëtare me Danimarkën, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se këtë marrëveshje e votuan 86 deputetë, ndërsa 7 kanë votuar kundër.

“86 e kanë mbështetë, shtatë kundër dhe asnjë abstenim nuk ishte, e një deputet nuk ka marrë pjesë fare ne votim”, tha Konjufca.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit mes Danimarkës dhe Kosovës, duke marrë parasysh zhvillimet pozitive në sistemin e shërbimit korrektues në vendin tonë dhe përfitimet që do kemi nga ky traktat.

“Sipas traktatit Kosova do t’i vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse për shfrytëzimin e burgut prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër të cilat i kemi shumë të nevojshme”, tha ministrja.

Të ngajshme

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Rrezarta Ramaj

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – Fjalët që burri ia tha Arlindës e kjo i raportoi më 10 korrik

Rrezarta Ramaj

Autostrada Prishtinë-Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

Rrezarta Ramaj