Kuvendi i Kosovës ka dërguar statistikat për punën gjatë sesionit pranveror.
Gjatë sesionit pranveror, Kuvendi ka mbajtur 22 seanca, gjatë të cilave janë miratuar vetëm 36 ligje.
Në po të njëjtën periudhë janë miratuar shtatë rezoluta, gjashtë rekomandime, një deklaratë dhe një status.
“Sipas rolit të tij mbikëqyrës Kuvendi ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhej në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.
Janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme.
Sipas këtyre statistikave, komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 185 mbledhje, duke u propozuar seancës për shqyrtim 43 projektligje dhe 736 amendamente. Komisionet parlamentare kanë shqyrtuar gjithashtu 15 raporte të institucioneve të pavarura.