Telenews

Kuvendi voton Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar Projekt-Rezolutën nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Në seancë po marrin pjesë edhe deputetë të opozitës, ndonëse të njëjtit nuk po marrin pjesë në votime. Përkundër kësaj, mazhoranca ka kuorumin e nevojshëm për të kaluar pikat e rendit të ditës.

Kuvendi ka votuar Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe propozim-rezuluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovë.

Të ngajshme

Mehmetaj ndaj Haradinajt: Adem Hoxha është pijun i Serbisë, i Radojçiqit, qysh e ke marrë në Grup Parlamentar?

Donat Hashani

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Drenas

Donat Hashani

“T’i q****, e di ku jeton…” / Gazetarja kërkon përgjigje, por merr kërcënime e sharje (VIDEO)

Donat Hashani