Ne kuader te xhiros se pare ne Superligen e Kosoves ne Volejboll, klubi i Fushe Kosoves arrin te fitoj ndeshjen e pare kunder Prishtina 75 ( ish M Technologie) me rezultat 3:2
Loja ishte tejet dramatike, edhe pse Fushe Kosova e filloi ne formen me te mire duke e fituar setin e pare dhe te dyte me rezultat te bindshem.
Ne setin e trete Prishtina 75 e superperforcuar me lojtare nga jashte rikthehet duket e fituar setin e trete, ndersa seti i katert ishte lufte ne vete ku Fushe Kosova nuk arriti te mbyll ndeshjen edhe pse kishte avantazhin.
Seti i peste filloi keq per Fushe Kosoven me disavantazh 1:5 por qe ambasadoret me te mira te qytetit te Fushe Kosoves, u rikthyen dhe e fituan setin e peste 15:13 dhe komplet ndeshjen 3:2
Kjo fitore eshte nje sukses i madh pasi qe Fushe Kosova po luan me komplet lojtare vendore dhe kjo eshte per tu admiruar.
Ndeshjen e radhes Fushe Kosova udheton per tu perballue me kampionin aktual, KVF Driten.

