Telenews

KY DO JETË MOTI SOT DHE KOMPLET JAVËN NË VENDIN TONË

Të premtën priten reshje të shiut.
Ndërsa në vise të larta parashihen reshje bore, e në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë, është bërë e ditur në njoftimin e IHMK-së.
“Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdoj edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit. Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik. Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin.
Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Lushaku- LDK: VV s’ka lënë hapësirë për partneritet, diskursi i saj jo normal për një parti

Valjeta Turkaj

Haradinaj njofton se AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Valjeta Turkaj

Murati-VV: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë

Valjeta Turkaj