Ballkani tashmë e di kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e tretë kualifikues të Conference League.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, do të ketë punë me atë nga Ishujt Faroe, Klaksvíkar Ítróttarfelag.
Me këtë rast ka reaguar edhe klubi nga Suhareka.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ndeshja e parë do të luhet më 4 gusht në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

