Telenews

Ky është 30 vjeçari që u vra sot në Malishevë

Një vrasje ka ndodhur në Malishevë. Vrasja ka ndodhur në fshatin Bubavec të Malishevës dhe viktima është një burrë i moshës rreth 30 vjeç.

Siç mëson Gazeta 10 bëhet fjalë për riun Shkodran Krasniqi. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.

Për vrasjen në fjalë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se “sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj