Telenews

Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu ‘balldëskën’ suedeze

 

 

Një zyrtare policore e cila shërben në ambasadën e Suedisë në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i motrës së saj të ndjerë. I dyshuari ka përfunduar në stacion policor.

Sinjali mëson se i dyshuari është A.Cakolli, 34-vjeçar, nga fshati Tërstenik i Drenasit.

Cakolli dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën e cila është suedeze dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore.

39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital si pasojë e lëndimeve të marra.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Viktima femër shtetase e Suedisë, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Shembet dheu në rrjetin kryesor të Lubotenit, tri fshatra të Kaçanikut mbesin pa ujë

Valjeta Turkaj

Hajnat futen në xhami, grabisin kasafortat me 20 euro

Valjeta Turkaj

Hetohet zhdukja e një të mituri në Prishtinë

Valjeta Turkaj