Telenews

Ky është 35-vjeçari që iu gjetën 4 mijë fishekë në veturë nga Policia kufitare në Jarinje

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot 4 mijë fishekë, gjatë një aksioni të zhvilluar në pikën kufitare në Jarinje. Në asistim me Doganën e Kosovës, Policia ka kontrolluar një veturë të tipit Golf, të cilën po e drejtonte një shtetas serb, ku gjeti municionin, në disa paketime.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari, në veturën e të cilit u gjetën mijëra fishekë është Dragan Milutinovic, 35-vjeçar. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, personi i arrestuar është punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.
I dyshuari që u arrestua, është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj